Politika

Arvizu dhe Lu, takim me Metën për situatën politike

Situata politike në vend ka qënë në fokus të takimit të kreut të Kuvendit Ilir Meta me ish ambasadorin amerikan në Tiranë,  Aleksandër Arvizu dhe pasardhësin e tij, Donald Lu.

Sipas zyrës së shtypit të kreut të Kuvendit, Meta nënvizoi se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend, si ajo e sistemit të drejtësisë.

Ky takim vjen një ditë pas darkës mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatit të tij në qeveri Ilir Meta.

Më herët, Arvizu është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në shtator të vitit të kaluar, Arvizu ndodhej në Tiranë me një tjetër detyrë, atë të nd.Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button