Maqedonia

Tanja Fajon: Me njerëz të frikësuar nuk mund të ketë votime të lira

Një grup eurodeputetësh qëndrojnë në Shkup ku po i ndjekin përgatitjet për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe kanë komentuar situatën aktuale politike në Maqedoni. Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, u shpreh skeptike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike – transmeton Zhurnal.

“Më shqetëson fakti se njerëzit këtu janë të frikësuar se vota e tyre nuk do të jetë në të vërtetë votë e lire. Ekziston frikë nga dhe do të dëshiroja ta theksoj dëshirën time se njerëzit nuk duhet të frikësohen. Vota është e lirë dhe e fshehtë. Njerëzit do të duhej ta dinë se askush nuk do t’i ndëshkojë për zgjedhjen e tyre”, tha Tanja Fajon, eurodeputete nga Sllovenia.

Fajon shtoi se fushatën parazgjedhore por edhe dhe vetë zgjedhjet nga afër do t’i përcjellë Bashkësia Ndërkombëtare, kurse për herë të parë edhe Parlamenti Evropian do të dërgojë Mision Mbikëqyrës në Maqedoni. Eudodeputeti nga Gjermania dhe raportuesi në hije për Maqedoninë, Knut Flenkeshtajn tha se është për të ardhur keq që të rinjtë në Maqedoni nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për zhvillim dhe si pasojë e kësaj vendosin të shpërngulen nga vendi i tyre. Ai njëherazi theksoi se qytetarët nuk duhet të presin nga politikanët t’i bëjnë ndryshimet. Sipas Knut Flenkeshtajn, ndryshimet duhet t’i bëjnë vetë qytetarët.

“Biseduam për BE-në, për krizën, por nga shembujt që i dëgjuam, përveç negociatave politike, projektet konkrete tregojnë se ndryshimet janë të mundshme, nëse ne i nisim ato, e nuk i presim të tjerët. Unë jam politikan, por mos prisni nga politikanët të bëjnë ndryshime”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button