Kosova

Haradinaj: Populli i Kosovës, përherë mirënjohës ndaj Amerikës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Ditës së Falënderimeve, i ka uruar  popullit amerikan paqe, begati dhe shumë gëzime në familjet e tyre.

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, festë tradicionale amerikane, i uroj popullit amerikan paqe, begati dhe shumë gëzime në familjet e tyre. Populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button