Bota

Kina do të dërgojë nje perfaqesues te posacem ne Rusi dhe Ukraine

Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm për çështjet euro-aziatike në Ukrainë, Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji për të promovuar bisedimet e paqes, tha Ministria e Jashtme kineze. Presidenti kinez Xi Jinping tha në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky muajin e kaluar se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojë me të gjitha palët që kërkojnë paqe. Kina ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë dhe është kritikuar për refuzimin e dënimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, Kina pretendon se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ndërkohë që aleatët perëndimorë kanë parë me skepticizëm përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në këtë vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button