Politika

Nano: 25 qershor, fitorja e Rilindjes, pa deformimet e pseudo-aleancave të deridjeshme!

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama u takua me paraardhësin e tij në parti, Fatos Nano.
Nga takimi doli vetëm batuta e ish-kryetarit të socialistëve, që tha se problem nuk është timoni, por destinacioni.
Por në kujtim të 26-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste, ish-kryetari Fatos Nano ka dalë hapur në mbështetje të pasardhësit të tij Edi Rama.
Ish-kryetari socialist ka lënë pas armiqësinë shumëvjeçare dhe u ka kërkuar shqiptarëve të votojnë në 25 qershor rilindjen e Shqipërisë, pa pseudoaleancat e së shkuarës, një referencë e qartë për LSI-në.
Pasaardhësi i tij, Edi Rama publikoi në rrjetet sociale mesazhin e marrë nga Fatos Nano me këtë rast.
“Të dashur Edi e Gramoz! Uroj nëpërmjet jush, gjithë socialistët anembanë Shqipërisë për 26-vjetorin e familjes sonë të patjetërsueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH në zgjedhjet e 25 qershorit do të garantojë Rilindjen e pakthyeshme të Shqipërisë Europiane, pa deformimet e pseudo-aleancave të deridjeshme! Ky është destini dhe destinacioni ynë i përbashkët, prandaj kam shumë besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do të vendosë që në këtë udhëkryq historik, timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besojë në duart tona!”, shkruan Nano.

Related Articles

Comente

  1. Nano,Rama,Meta,berisha,Basha jane plehrat shqipetare.Asnje prej tyre nuk flet per reformen ne drejtesi dhe korrupsionin.Keta plehra sabotuan vetingun.Keta plehra sabotuan jeten e popullit shqipetar,roberia fashiste 100 vjecare do te vazhdoje ne Shqiperi edhe 100 vjet te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button