Bota

Javën tjetër mbahet takimi dypalësh SHBA-Iran

Përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe ata nga Irani do të takohen gjatë javës së ardhshme në Gjenevë, për bisedime dypalëshe mbi programin bërthamor të Iranit.

jav-euml-n-tjet-euml-r-mbahet-takimi-dypal-euml-sh-shba-iran_hdDepartamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar gjatë të enjtes se zëvendëssekretarja e shtetit, Wendy Sherman, do ta përzgjedh ekipin i cili do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet nga 15 deri më 17 janar.

Drejtorja politike e BE-së, Helga Schmid, do t’iu bashkohet zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë në takimin i cili i paraprinë takimit të 18 janarit në mes të Iranit dhe përfaqësuesve të gjashtë fuqive botërore.

Bisedimet në mes të Iranit në njërën anë dhe Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara në anën tjetër, janë shtyrë disa muaj më parë për shkak të dështimit në arritjen e një marrëveshje e cila do t’i jepte fund programit bërthamor të Iranit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button