roze

Eva Longoria vijon muajin e mjaltit

Aktorja 41-vjeçare e ‘Shtëpiakeve të Dëshpëruara dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jose shihen në momente mjaft intime teksa lahen në det në shoqërinë edhe të disa miqve të përbashkët.

Eva dukej në formë të shkëlqyer fizike me një palë bikini të ndarë ngjyrë bojëqielli, ndërsa binte në sy bukuria natyrale e brunes latine e cila kishte zgjedhur të mos përdorte fare make up një ditë relaksi në plazh.

Ata shkëmbyen unazat në një ceremoni private në Meksiko pak muaj më parë. Dhe Eva Longoria e Jose Baston dukeshin më të dashuruar se kurrë teksa laheshin në detin e ishullit spanjoll të Formentera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button