Kosova

Vetëvendosje heq dorë nga bojkoti, kthehet në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthehet në punimet e rregullta në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin InfoBox tw RTV Dukagjinit, nënkryetarja e këtij subjekti, Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

“Ne kemi vendosur që të kthehemi në Kuvend, sepse ka indikacione që Qeveria në forma të ndryshme po tenton të shtyj përpara dy marrëveshjet”, ka thënë Kollçaku.

Ajo nuk ka përjashtuar asnjë mundësi që mund të përdorin në Kuvend për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button