Politika

Berisha: Opozita votoi variantin e ndërkombëtarëve, të tjerat janë trillime

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ish-kryeministri Berisha ka sqaruar qëndrimin e mbajtur dje nga kryetari i PD Lulzim Basha në takimin me kryeministrin Rama për reformën në drejtësi.

Sipas Berishës, e vërteta është vetëm një. “Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita shqiptare mbrëmë e votoi reformën. Opozita e refuzoi në mënyrë kategorike njeriun që shkoi me një apo dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar, sugjeruar dhe premtuar ndërkombëtarët, të cilin ndërkombëtarëve ua ka sugjeruar Edi Rama”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, kjo është e vërteta absolute, ndërsa “të gjitha tjerat janë trillime e mashtrime të paskrupullta”.

“Më duhet të them se është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i thotë qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë. Por kjo botë është transparente”, ka shtuar Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button