Politika

Balla: Prokuroria të hetojë Nokën dhe Berishën

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin e deputetit demokrat Flamur Noka.

“Flamur Noka të hetohet për falsifikim dokumentesh. Ky deputet ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ftojmë prokurorinë të fillojë menjëherë verifikimin ‘kryesisht’”, ka deklaruar Balla.

Ai ka bërë me dije se, procedurën e dorëzimit të kërkesës zyrtare në organin e akuzës, PS do ta ndjekë edhe për disa raste të tjera.

“Rasti më flagrant është ai i Berishës, që fshehu ditëlindjen që ka përdorur për shumë vjet. Berisha ka bërë një shkelje të hapur të ligjit me ditëlindjen. Falsifikimi dënohet”, ka thënë Balla.

Në këtë aspekt, deputeti socialist i ka bërë thirrje PD që të jetë pjesëmarrëse në këtë proces verifikimi. Më tej, duke komentuar rastin e Elvis Rroshit, balla ka thënë se, “dorëheqja e tij është për t’u përshëndetur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button