Bota

Fukushima, dëmtimi i reaktorit u lajmërua shumë vonë

Shkrirja e reaktorit në centralin bërthamor të Fukushimës, i cili u godit rëndë nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011, duhej të ishte lajmëruar shumë më herët. Kompania menaxhuese Tepko pranoi thuajse 5 vjet pas katatrofës se konfirmimi publik i dëmtimit të reaktorit duhej të ishte bërë që në ditët e para pas katastofës, por në fakt shkrirja e reaktorit u mbajt e fshehtë për 2 muaj.

Më shumë se 160 000 njerëz u evakuuan nga zona pranë Fukushimës, aksidenti më i rëndë bërthamor që prej atij të Çernobilit në vitin 1986. Kompania Tekpo tha se regulloret e brendshme udhëzojnë se duhet shpallur shkrirja bërthamore sapo dëmi në reaktor të kalojë 5%, por këto udhëzime u injoruan.

Dëmi i reaktorit kaloi 50% brenda tre ditësh pas tsunamit, por Tepko lajmëroi për shkrirjen e reaktorit muaj më pas. Megjithëse publiku u informua vetëm në maj, Tepko tha se qeveria japoneze ishte lajmëruar brenda pak ditësh për shkrirjen që po ndodhte, ashtu siç e kërkon ligji. Analistët thonë se vendimi për mosdeklarimin e shkrirjes bërthamore ishte një vendim i ngarkuar politiksht brenda kompanisë dhe qeverisë japoneze.

Më herët, Tepko pranoi se kishte nënvlerësuar rreziqet e sigurisë në Fukushima, duke menduar se masa sigurie shtesë do të përfshinin mbylljen e centralit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button