Kosova

Ish-gjenerali Clark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Mehaj: “Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike”

Sigurinë e Kosovës dhe të popullit të saj dëshiron ta ketë sërish shqetësim të tij ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark.

Ai ia ka shprehur vullnetin e tij ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, për t’u angazhuar si këshilltar, si dhe për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button