Politika

Konferenca e Donatorëve/ Tejkalohen pritshmëritë, mblidhet shifra rekord prej 1.15 miliardë eurosh për Rindërtimin pas tërmetit

1.15 miliardë euro janë dhuruar për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve.

Komisonieri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Olivér Várhelyi deklaroi sot se, “janë mbledhur gjithsej 1.15 miliardë euro sot në Konferencën e Donatorëve”.

Pasi përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse njoftuan kontributet e tyre, Komisionieri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi shumën finale të mbledhur për Shqipërinë.

Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button