Kosova

Vdes ish kryetari i qendrës së VV në Gjakovë, Tuha Qurdina

Lëvizja Vetëvendosje përmes një telegrami ngushëllimi ka njoftuar se ish- kryetari i qendrës së tyre në Gjakovë, Tuha Qurdina ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

VV ka theksuar se është tronditur thellë nga humbja e njërit prej aktivistëve më të dalluar të saj.

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

Sot morëm lajmin e hidhur që nga një sulm në zemër ka vdekur ish-kryetari i Qendrës sonë në Gjakovë, z. Tuha Qurdina.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e tronditur thellë nga humbja e njërit prej aktivistëve më të dalluar të saj.

Përveç që ishte qytetar i mirë e i dalluar i Gjakovës dhe shumë i dashur me njerëzit që e rrethonin, Z. Qurdina ishte aktivist i pandalshëm, që nuk mungoi asnjëherë në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai ishte kryetar i përgjegjshëm, punëtor dhe unifikues që i kontribuoi jashtëzakonisht shumë Qendrës sonë në Gjakovë.

Shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin e të gjithë aktivistëve tanë, me familjen Qurdina. Tuhaja do të mbetet i paharruar dhe përherë i pranishëm në Lëvizjen tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button