Kosova

Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

Gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të enjte.
Në kuadër të vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez.
Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.
Serbia e kërkon Haradinajn nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, të cilat nuk i janë parashtruar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila e ka shpallur dy herë të pafajshëm ish-kryeministrin kosovar.
Sipas zyrtarëve serbë, bëhet fjalë për krime kundër popullatës civile në zonën e Dukagjinit.
“Mirukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd, por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon”, ka komentuar lirimin në Facebook kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button