Politika

Zgjedhjet, Rama takime në PS konfirmohen emrat në 4 qarqe

Ndërsa zgjedhjet lokale janë duke afruar, kryeministri Rama do të zhvillojë sot një sërë takimesh intensive me deputetët socialstë të qarqeve, për t’u konsultuar për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.Sorry, there are no polls available at the moment.

Kryeministri Rama deri tani ka zhvilluar takim me deputetët e qarkut të Shkodrës, të Dibrës dhe ato të Durrësit.  Pas takimit me Ramën, deputetja e PS, Mimoza Hafizi deklaroi se Rama ka konfirmuar kandidaturat e propozuara për Bashkitë e qarkut të Shkodrës. Ndërsa ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës.

Të njëjtën gjë bëri edhe deputeti Blendi Klosi që bëri të ditur emrat e PS për qarkun Durrës.

Kryeministri Rama ka formuar një aleancë të gjerë partish për zgjedhjet e 21 qershorit ku PS dhe LSI kanë afruar pranë tyre edhe parti të spektrit të djathtë si Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apo Fryma e Re Demokratike. Ndërsa në selinë rozë Rama është duke zhvilluar takime me deputetët e qarqeve duke konfirmuar edhe kandidaturat për Bashki të veçanta, burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se PDIU do të marrë Bashkitë e  Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.

Ora 11:10 Burime: Javën e ardhshme vendoset për Tiranën/ PDIU merr 3 bashki
Ndërsa në selinë rozë Rama është duke zhvilluar takime me deputetët e qarqeve duke konfirmuar edhe kandidaturat për Bashki të veçanta, burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se PDIU do të marrë Bashkitë e  Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se kandidati për Bashkinë e Tiranës do të konfirmohet javën e ardhshme, ndërsa do të vijojnë akoma sondazhet brenda PS për kandidaturat.

Ora 10:53 Klosi: Ja tre emrat për qarkun Durrës, garantojmë fitore
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit Blendi Klosi pas daljes nga mbledhja nga selia qendrore e PS, bëri të ditur emrat e kandidatëve të mazhorancës për këtë qark, që sipas tij garantojnë fitoren.

“Këta të tre kandidatë janë fitues jo vetëm nga zgjedhjet e kaluara por edhe për mbështetjen që gëzojnë. Këto janë emra që paraqet forca jonë politike, por që do të kemi mbështetje edhe maksimale edhe nga aleatët.” tha Klosi

Bashkitë                               Kandidatët
Bashkia Durrës                 Vangjush Dako
Bashkia Krujë                   Artur Gushi
Bashkia Shijak                 Ardian Kokomani

 

Ora 10:37 Shkëlqim Cani: Konfirmohen kandidaturat për Qarkun e Dibrës dhe Kukësit 
Ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës dhe për 2 bashki në qarkun e Kukësit. Për Bashkinë e Kukësit, do të garojë në zgjedhje kandidatura e LSI-së, Hasan Halilaj.

Nga konsultimet e të gjithë grupeve të interesit, në të gjitha nivelet. Kemi marrë për bazë edhe mjaft pyetësorë që kemi kryer. Për Bashkinë Dibër kandidon Shukri Xhelili, Për Bashkinë Klos kandidon Valbona Kola, Për Bashkinë Has kandidon Adem Lala, për Bashkinë Mat kandidon Adelina Ferici, për Bashkinë Tropojë kandidon Rexhë Biberaj Nuk i shohim thjesht si kandidatë për të fituar zgjedhjet, pasi kjo është e sigurtë, por e shohim në një këndvështrim më të gjerë. Krahas reformës territoriale, reforma të tjera strukturore përfshijnë edhe ekonominë. Javës tjetër kalojmë ligjin për rrugën e Arbrit, që është një arritje e madhe për qarkun e Dibrës. Por tashmë këto janë kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste.”- tha Cani.

Bashkitë                               Kandidatët
Bashkia Dibër                     Shukri Xhelili
Bashkia Klos                      Valbona Kola
Bashkia Mat                       Adelina Ferici

Bashkia Has                       Adem Lala
Bashkia Tropojë                  Rexhë Biberaj

Ora 10:01 Hafizi: Rama konfirmoi kandidaturat për Bashkitë e Qarkut Shkodër
Pas takimit me Ramën, deputetja e PS, Mimoza Hafizi deklaroi se Rama ka konfirmuar kandidaturat e propozuara për Bashkitë e qarkut të Shkodrës, ndërsa tashmë pritet vetëm miratimi nga kandidatët.

Kryeministri është totalisht dakord, për Partisë Socialiste janë kandidatë të konfirmuar por presim miratimin edhe nga aleatët e mazhorancës. Për Bashkinë Shkodër është Keti Bazhdari, për Bashkinë Koplik u konfirmua Tonin Marinaj, për Bashkinë Pukë u konfirmua Rrusten Struga, për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi dhe për Fushë-Arrëzin Fran Tuci .”- tha deputetja e PS për qarkun Shkodër, Mimoza Hafizi.

Bashkitë                               Kandidatët
Bashkia Shkodër               Keti Bazhdari
Bashkia Koplik                  Tonin Marinaj
Bashkia Pukë                    Rrusten Struga
Bashkia Vau i Dejës           Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz          Fran Tuci

Ora 09:10 Rama në PS takon deputetët e qarkut të Shkodrës
Kryeministri Rama takimin e parë po e zhvillon me deputetët e qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas do të vijojnë gjatë ditës  takimet me deputetët e qarqeve të tjera. E pranishme në këtë takim është edhe Keti Bazhdari e cila është prezantuar si kandidatura e së majtës për Bashkinë e Shkodrës.

Kandidaturat e Konfirmuara të PS sipas qarqeve dhe Bashkive
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Durrës
Bashkitë                               Kandidatët
Bashkia Durrës                 Vangjush Dako
Bashkia Krujë                   Artur Bushi
Bashkia Shijak                 Ardian Kokomani

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Shkodrës
Bashkitë                               Kandidatët

Bashkia Shkodër               Keti Bazhdari
Bashkia Koplik                  Tonin Marinaj
Bashkia Pukë                    Rrusten Struga
Bashkia Vau i Dejës           Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz          Fran Tuci

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Dibrës
Bashkitë      
                         Kandidatët
Bashkia Dibër                     Shukri Xhelili
Bashkia Klos                      Valbona Kola
Bashkia Mat                       Adelina Ferici

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Kukësit
Bashkitë      
                        Kandidatët
Bashkia Has                       Adem Lala
Bashkia Tropojë                  Rexhë Biberaj – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/zgjedhjet-rama-takime-n–ps–konfirmohen-emrat-n–4-qarqe-284469.html#sthash.NKlN2x72.dpuf

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button