Kosova

UP-ja promovoi katër module elektronike

Sot, në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë promovimi i katër moduleve elektronike.

Në komunikatën e dërguar nga UP-ja për media, thuhet se digjitalizimi i shërbimeve akademike dhe administrative po konsiderohet si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Universitetit.

Ky proces sipas tyre, është gjithëpërfshirës dhe synon aplikimin e modeleve më të reja teknologjike.

“Përmes avancimit të këtyre shërbimeve kemi qasje të re në fushën menaxhimit të financave, duke shtuar module të reja, të cilat janë paraqitur më poshtë dhe janë të integruara në kuadër të SEMS-it:

  • Moduli i menaxhimit të buxhetit financave, i realizuar përmes projektit FAITH në bashkëpunim me Komisionin Evropian;
  • Moduli i menaxhimit të kontratave të personelit në UP;
  • Moduli i menaxhimit të përmbajtjes për publikimin e materialeve për studentët dhe
  • Pilot-moduli për evidentimin e studentëve në ligjërata dhe ushtrime përmes kartelave me çip”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button