Kosova

Veseli: Askush në PDK nuk do t’i shmanget drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se asnjë zyrtar i partisë që drejton ai nuk do të lejohet t’i shmanget drejtësisë, duke marrë shkas nga përballja me ligjin e ish shefit të gurpit parlamentar, Adem Grabovci.

“Në të kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa e shtetit. Është mirë që gradualisht ta respektojmë tjetrin më shumë dhe që askush të mos jetë mbi ligjin. Të presim vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës. Adem Grabovci ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion. Të paktë janë njerëzit që i përgjigjen drejtësisë. Asnjë zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës nuk mund t’i bishtnojë drejtësisë” thaVeseli, njofton Klan Kosova.

Në pyetjen nëse Behxhet Pacolli do të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, Veseli ka refuzuar të japë përgjigje, por ka siguruar se partia që drejton do të ofrojë një kandidat të denjë.

“PDK do ta ketë një kandidat të denjë për kryetar të Prishtinës, pasi nuk e meriton një qasje të tillë kryeqendra siç e ka pasur deri tani”, tha Veseli.

Këto komente kreu i PDK-së i ka bërë në një konferencë shtypi me rastin e themelimit të Institutit për Studime dhe Analiza.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button