Politika

Topalli: Jam e pakënaqur me Bashën, Berisha thelbësor për ruajtjen e ekuilibrave

Jozefina Topalli pranon debatin brenda forcës se saj politike ne lidhje me mënyrën e të bërit opozitë.

Ne emisionin “7 pa 5” ne Vizion Plus, Topalli tregoi për mungesën ne protestën e grave demokrate, por edhe per rëndësinë e Sali Berishës per debatin parlamentar.

Jozefina Topalli nuk është aspak e kënaqur me mënyrën e te berit opozite nga Partia Demokratike, por kjo sipas saj, vjen edhe per shkak se kryetari i partisë mungon ne Parlament.

Ish-kryetarja e Kuvendit e quan rolin e Sali Berishës ne mbajtjen e peshës se debatit ne Parlament si thelbësor per opozitën.

Sipas ish-numrit dy te Partisë Demokratike, opozita ne radhe te pare duhet te ngjalle shprese ne popull dhe me pas te organizoje aksionin e saj.

Topalli theksoi se këto ia ka thënë edhe forumeve te partisë dhe kryetarit dhe se, nuk trembet aspak per pasojat qe mund te ketë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button