Politika

Selami dhe Tahiri, ankimojnë KQZ-në në Gjykatë

Dy ish-deputetët, Shkëlqim Salami dhe Dashamir Tahiri, mandati i të cilëve u ndërpre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme, kanë ankimuar vendimin duke nisur betejën ligjore në shkallët e gjyqësorit.

Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë, avokati i ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dorëzuar në Gjykatën Administrative akt-padinë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pezullimin e tij deri në përfundim të gjykimit.

Ndërsa deputeti dashamir Tahiri, padinë e parë e ka dorëzuar pranë Kolegjit zgjedhor, ndërsa të enjten pritet t’i drejtohet Gjykatës Administrative. Avokati mbrojtës i ish-deputetit Tahiri, Fatmir Braka i tha Ora News se ligji për dekriminalizmin është i paqartë ndaj i është drejtuar me padi dy institucioneve.

Sakaq edhe kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, do të ankimojë si jo të drejtë vendimin unanim të KQZ.-së. Ndryshe nga dy deputetët, Rroshi duhet ti drejtohet për ankimim Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimin përfundimtar për shkarkimin e tij e firmosi kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button