Bota

Autobombë në qendër të Baghdadit, 15 të vdekur dhe 27 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 27 kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim me autobombë jashtë një dyqani me ëmbëlsira në Baghdad. Ndërkohë që Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin.

Atentati ndodhi pak ditë pas nisjes së muajit të Ramazanit, muaj i shenjtë gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë.

Në momentin e shpërthimit, bari ka qenë i mbushur plot me njerëz, mes të cilëve shumë familje me fëmijë.

Atentati regjistrohet në një kohë që trupat irakiane janë duke larguar luftëtarët e ISIS-it nga vendqëndrimet e tyre në Mosul.

Komandantët irakianë pohojnë që ofensiva ka hyrë në muajin e tetë dhe së shpejti do të shënojë fundin e Shtetit islamik në Irak, duke pranuar nga ana tjetër që grupi islamik do të shtojë atentatet në vijimësi të humbjeve ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button