roze

George Clooney i ftuar special ne puntaten e Krishtlindjeve te Downton Abbey

clooney“Downton Abbey” po përgatitet që të presë një të ftuar shumë special: George Clooney-n. Ylli i Hollivudit do të jetë protagonist për Krishtlindje në një fragment të shkurtër për qëllime bamirësie.

“Aktori do të marrë pjesë në një skenë të shkurtër për “Text Santa”, fushata për mbledhjen e fondeve të ITV-së (rrjet në të cilin transmetohet seriali)”, ka bërë të ditur zëdhënësi i “Downton Abbey”, por që nuk ka dashur të japë detaje të tjera mbi personazhin e interpretuar nga Clooney.

“Të gjitha tratativat janë bërë në sekret të plotë sepse George është i vendosur të mos bëjë publik asnjë detaj lidhur me filmin”, ka thënë një burim për “The Sun”.

I gjithë kasti dhe trupa është “betuar” për të ruajtur maksimalisht sekretin. 53-vjeçari është një fans i serialit britanik , por edhe shumë mik me Hugh Bonneville protagonist në “Downton Abbey”, me të cilin ka punuar edhe në filmin “The Monuments Men”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button