Zgjedhjet lokale 2015

Bllokohet numërimi në Malësinë e Madhe; në avantazh kandidati i majtë

Problemet me numërimin e votave në Malësi të Madhe nisën që pas dorëzimit të kutive. Numërimi filloi 10 orë me vonesë dhe arsyeja ishte se disa komisionerë nuk ishin me arsim të lartë.

Procesi u ndalua sërish se pati parregullësi në dokumentacionin e një qendre. Dy ditë pas zgjedhjeve ende nuk ka nisur numërimi.

Sipas sekretarit Dalip Rrustemaj, bllokimi erdhi pasi numëruesit e djathtë nuk janë paraqitur në detyrë. Kryetarja e KZAZ-së numër 1, përfaqësuese e Partisë Demokratike, nuk pranoi të tregonte se përse procesi është bllokuar.

Në Malësi të Madhe është votuar në pesë komuna dhe në Koplik. Kjo zonë ka 42.556 votues dhe pjesëmarrja ka qenë 46.2%.

Nga 79 qendra votimi janë numëruar 38 kuti dhe rezultati paraprak është 4.651 vota për kandidatin e ASHE, Tonin Marinaj dhe 4.370 vota për kandidatin e APPD, Anton Kokaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button