Politika

Basha përkujton familjen Jashari: Nderim përjetë luftëtarëve të lirisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar përmes një statusi në Facebook komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“18 vjet më parë, Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!”, shprehet Basha.

Duke i uruar “lavdi të pavdekshme” komandantit të UÇK-së, Basha i ka shprehur “nderim përjetë familjes Jashari dhe bijëve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button