Zgjedhjet lokale 2015

Kandidati Halim Kosova bashkëbisedon me të rinjtë

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova, ka zhvilluar një bashkëbisedim ndryshe me të rinjtë e kryeqytetit, përmes pyetje-përgjigjeve me aktorin Jul Deda.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve, Halim Kosova ka folur për konceptet e tij për Tiranën, për çështjet e mprehta të punësimit të të rinjve, por edhe për familjen e Facebook-ut.

Jul Deda: Shqipëria! Halim Kosova: Vend që duhet të bëjmë të pamundurën të gjithë, të bëjmë diçka që t’ia ndërrojmë një çik fytyrën. Jul Deda: Rini, Halim Kosova: Pjesa më vitale e çdo populli nga e cila merr impulse për të ardhmen e vendit. Jul Deda: Facebook, Halim Kosova: Facebook-u më detyron të kthej përgjigje.Jul Deda: Familja, Halim Kosova: S’ka gjë më të shtrenjtë se sa familja, për çdo njeri.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarit, është një bindje, një çelës suksesi, është shprehur Kosova, duke vijuar se “gjatë gjithë kësaj eksperience si drejtues i institucionit, kam fituar një përvojë dhe e kam parë sa i vlefshem është komunikimi direkt me pacientin, me qytetarin, me familjarin dhe këtë do ta transferoj në Bashki, sepse është çelsi i suksesit për mos lënduar njerëz dhe për të bërë atë që duhet në kohën e duhur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button