Kosova

Sot miqësorja Kosovë-Shqipëri

Përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll do të zhvillojnë sot në Prishtinë një ndeshje miqësore.

Ndeshja e shumëpritur mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin e Prishtinës në orën 14:00.

Të dy skuadrat tashmë janë gati për këtë takim dhe në radhët e tyre kanë ftuar lojtarët më të mirë, për të zhvilluar ndeshjen e parë ndërmjet tyre, që kur Kosova mori të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore.

E veçanta e këtij takimi do të jetë se, Shqipëria në këtë ndeshje do të luaje si kombëtare e kualifikuar në Euro 2016, për herë të parë në histori të saj. Në anën tjetër, kjo ndeshje pavarësisht se është festive, për Kosovën do të jetë testi më i madh, pasi kjo është edhe ndeshja më e rëndësishme që ka zhvilluar deri më tani.
Ashtu edhe siç e meritojnë, stadiumi në Prishtinë pritet të jetë i stërmbushur me tifozë, të cilët do të përkrahin dy kombëtaret tona.

Gjatë një takimi mbrëmjen e djeshme me lojtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Mustafa i cilësoi ata krenaria e kombit. “Po i themi kombëtare, por jemi një komb. Po i themi vëllazërore, pra jemi vëllezër. Por, ajo që është me rëndësi është që ne t’i nxjerrim në pah cilësitë tona, vlerat tona, të cilat janë shumë të mëdha, ato që i keni treguar, i keni vërtetuar. Ju uroj shumë për lojën dhe veçmas ju uroj për kampionatin e vitit të ardhshëm, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, këtu në Kosovë dhe në Shqipëri. Suksese”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Ndërsa në një konferencë për shtyp mbrëmjen e djeshme, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, theksoi se miqësoren me përfaqësuesen e Kosovës e mendon test të mirë për t’u testuar lojtarët për në Evropianin Francë 2016. Sipas tij, çdo ndeshje miqësore duhet të shfrytëzohet sa më mirë në mënyrë që skuadra shqiptare të jetë sa më e gatshme për sfidat e Euro 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button