Bota

Rusia hedh raketa në Siri nga Mesdheu

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se, një luftanije ruse dhe një nëndetëse kanë hedhur katër raketa lundruese nga Deti Mesdhe, duke synuar pozicionet e grupit ekstremist Shtetit Islamik pranë qytetit sirian të Palmiras. Ministria ka thënë se raketat goditën objektivat e tyre.

Është thënë se Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin për këtë plan përpara se të hidhte raketat. Ndërkohë që Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, Moska po vazhdon të mbështesë forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Nga ana tjetër Uashingtoni dhe Ankaraja po mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Rusia ka nisur sulmet me bomba dhe raketa në Siri nga shtatori i vitit 2015, sulme të cilat e ndihmuan  Asadin të qëndrojë ende në pushtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button