Politika

Bushati në SHBA për bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati fillon sot një vizitë pune në SHBA, ku do të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë, organizuar në kuadër të nismës ”Future Europe” të Këshillit të Atlantikut.

Përgjatë dy ditëve në Uashington, ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin amerikan të Shtetit, me senatorë dhe kongresmenë si edhe një takim me Dhomat amerikane të Tregtisë, ku do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button