Politika

Rama akuza opozitës për bashkëpunim me rusët: “Çorba e rublave u takua me përfaqësuesin e Putinit, Kostantin Kosaçev”

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar opozitën se përpara votimit në Asamblenë e Këshillit të Europës të raportit të Dick Marty-t, Sali Berisha në vitin 2010 takoi përfaqësuesin e Vladimir Putinit në Tiranë.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkruan Rama. Takimi sipas kryeministrit Rama është zhvilluar në vitin 2010 me përfaqësuesin rus, Kostantin Kosaçev.

Kush eshte Konstantin Kosaçev?  Konstantin Kosaçev është një politikan dhe ish-diplomat sovjetik dhe rus. Kosaçev ishte diplomat në Ambasadën Ruse në Suedi. Kosaçev punoi në poste të ndryshme diplomatike në zyrat qendrore dhe të jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS dhe Rusisë. Kosaçev ishte anëtar i Komisioneve për të ndihmuar Republiken Federale te Jugosllavise ne tejkalimin e pasojave te bombardimeve te NATO-s.

Kosachev kryesoi delegacionin e Dumës Shtetërore në Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes (PACE) nga viti 2004 deri ne vitin 2012.

Në shtator 2015, Kosaçev u përfshi në listën e sanksioneve të individëve dhe subjekteve të miratuar nga Keshilli i Sigurise Kombetare dhe Mbrojtjes se Ukraines. Në prill 2018, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij dhe 23 shtetasve të tjerë rusë.

Kosaçev përhapi teorine e konspiracionit te armeve biologjike te Ukraines, duke pretenduar pa prova se ukrainasit po shndërroheshin në superushtare te modifikuar gjenetikisht ne laboratoret e supozuar ne Ukraine. Në shtator 2022, Kosaçev paralajmëroi se pas referendumit te aneksiomit ne kater zona te pushtuara ne Ukraine nga Rusia, “mbrojtja e njerëzve në këtë rajon nuk do të jetë e drejta jonë, por detyra jonë. Një sulm ndaj njerëzve dhe territoreve do të jetë një sulm ndaj Rusisë. Me të gjitha pasojat.”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button