Kosova

Nismës në Gjakovë i bashkohen edhe 80 anëtarë të rinj

NISMA për Kosovën, dega në Gjakovë ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku të pranishëm ishin edhe kryetari Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, anëtarë të kryesisë, deputetë dhe kryetari i degës së NISMA-s në Gjakovë, Fazli Hoxha.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e degës së NISMA’s në Gjakovë, për kontributin e deritanishëm që kanë dhenë dhe vazhdimisht janë duke dhënë për Nismën.

Limaj ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të bashkohen me vizionin e Nismës për Kosovën, që të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga kjo elitë politike në vend, që t’i bashkohen Nismës, sepse arsyeja se pse ekziston sot NISMA, janë qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi munduar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë njerëz pa meritë”, ka thënë Limaj, transmeton Telegrafi.

Kryetari i degës së NISMA-s në Gjakovë, Fazli Hoxha, qytetarëve të Gjakovës u tha se NISMA është duke u angazhuar vazhdimisht që t’ia kthejmë dinjitetin që meriton qyteti i Gjakovës.

Në fund të këtij tubimi u bë ndarja e librezave të anëtarësisë së NISMA-s, për rreth 100 anëtarë të rinj, që ju bashkuan politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën në Gjakovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button