Bota

GJERMANI – Medvedev: Ofensiva tokësore e huaj në Siri rrezikon një luftë botërore

aaaKryeministri rus, Dmitri Medvedev, vlerësoi se një ofensivë tokësore e huaj në Siri paraqet rrezikun e fillimit të një lufte të re botërore, në një intervistë për të përditshmen ekonomike gjermane, Handelsblatt.

“Ofensivat tokësore bëjnë që një luftë të bëhet e përhershme”, paralajmëroi kryeministri rus.

“Të gjitha palët duhet të jenë të detyruara të ulen në tavolinën e negociatave më mirë se sa të fillohet një lufte e re botërore”, vazhdoi ai.

“Amerikanët dhe partnerët tanë arabë duhet të reflektojnë shumë mirë. A duan ata një luftë të përhershme, a mendojnë ata se mund ta fitojnë me shpejtësi një luftë të tillë? Diçka e kësaj natyre është e pamundur, veçanërisht në botën arabe”, insistoi Medvedev.

Arabia Saudite ka përmendur kohët e fundit idenë e vendosjes së trupave në terren në Siri, në kuadrin e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist Shteti Islamik.

Ndërsa Uashingtoni me zërin e përfaqësuesve të Pentagonit, u shpreh se e sheh me sy të mirë këtë ofertë saudite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button