Politika

Manjani: Ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme, jo luks

aaMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani është takuar me studentë të Fakultetit Ekonomik të Elbasanit. Lidhur me ndryshimet e fundit kushtetuese, referuar dhe reformës në drejtësi, ministri Manjani tha se ato janë të rëndësishme dhe jo luks.
“Hera e pestë që ndryshohet Kushtetuta që nga 1998, problem ka qenë gjithnjë konsensusi. Reformat e suksesshme kërkojnë energji dhe pasion. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë. Sistemi ka defekte që duhen ndrequr në mënyrë që drejtësia t’i shërbejë njerëzve. Shteti i sotëm dhe gjykatat kanë defekte pasi askush nuk beson më tek ky sistem”, ka thënë ministri para studentëve.
Minsitri i Drejtësisë tha se qëllimi i shtetit nuk është të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien.
“Nuk është qëllimi i një shteti të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien. Nëse nuk analizojmë shkaqet e vjedhjeve, nuk e zgjidhim problemin. Të parandalojmë vjedhjet, burgu nuk është zgjidhje”, tha Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button