Politika

Parlamenti: Zhbllokohet ngërçi i krijuar për kreun e RTSH

Zgjedhja e drejtorit të ri të Radio televizionit Publik Shqiptar po afron gjithmonë e më shumë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ndryshimin në ligjin e medieve duke zhbllokuar kështu ngërçin e krijuar për kreun e RTSH-së, zgjedhja e të cilit kërkonte konsensus të plotë, por që vështirë arrihej prej palëve!

Ndryshimi i propozuar nga deputetë socialistë dhe të LSI-së u votua në Kuvend me 73 votat e mazhorancës. Ligji i ri parashikon një formulë zgjedhjeje për drejtorin e RTDH-së të ngjashme si ajo e Presidentit, çka do të thotë disa votime me shumicë të cilësuar, dhe më pas me shumicë të thjeshtë votash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button