Politika

Basha me fermerët: Për ju, taksë e sheshtë 9 për qind

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatit Barbullinë.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD, fermerët janë ankuar se rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre.

Ata thanë se çdo ditë janë nën presionin e policisë dhe të tatimorëve me kërkesa nga me absurdet. Nga ana e tij, Basha u bëri të ditur fermerëve se kërkesat e tyre do adresohen në programin qeverisës të demokratëve.

Ulje e çmimit të naftës me 240 lekë për litër dhe ulje e çmimit të energjisë ishin disa nga premtimet e kreut të PD, i cili sa i përket taksave theksoi se demokratët do të vendosin taksën e sheshtë më të ulët në Europë, 9 përqind.

Kjo, në mënyrë që, siç tha Basha, 450 milionë euro që mblidhen sot dhe nuk dihet se ku shkojnë t’i rikthehen qytetarëve.

“Për mua më e rëndësishme sesa ardhja në karriken e pushetit duke bërë pazar është mbështetja juaj, për t’ju zgjidhur problemet. Në qoftë se ju thoni se problem kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore”, u tha Basha fermerëve.

Ai shtoi se, “PD është dukë bërë platformën e taksave dhe taksa e sheshtë do te jetë 9 për qind”. “Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9 për qind?! Do të thotë se ato 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, do t’ia kthejmë tregut”, theksoi zoti Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button