Politika

Vizita në SHBA, Rama takon kryebashkiakun e Nju Jorkut, de Blasio

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u prit nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ndërsa zhvilloi një takim edhe me komunitetin shqiptar në Nju Jork.

“Kënaqësi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut në stacionin e parë të vizitës në SHBA. Thank you so much Mayor”, shkruan Rama në Facebook.

Rama ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në Nju Jork u prit nga një numër i madh shqiptarësh.
“Faleminderit çdokujt që me praninë sonte e bëri takimin me shqiptarët e Nju Jorkut kaq mbresëlënës për numrin e madh dhe energjinë pozitive”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka nisur një vizitë disa ditore në SHBA ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, Kongresin dhe Senatin amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button