Bota

Drejtuesit evropianë konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin paqësor në Paris

Presidenti francez, François Hollande do të marrë pjesë nesër në ”marshimin republikan” në Paris në kujtim të viktimave të masakrës së kryer nga tre xhihadistët të mërkurën, të enjten dhe të premten, njoftoi dje presidenca.

merkel-22Edhe drejtuesit krysorë evropianë si kryeministri britanik, David Cameron, spanjoll, Mariano Rajoy, kancelarja gjermane Angela Merkel, italian, Matteo Renzi, drejtuesit evropianë, Jean-Claude Juncker, Donald Tusk edhe Federica Mogherini, kanë njoftuar tashmë pjesëmarrjen e tyre në këtë manifestim me ftesë të François Hollande.

”Jam e impresionuar nga kohezioni i popullit francez përballë këtyre sulmeve barbare”, theksoi kancelarja gjermane Merkel, që do të shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Thomas De Maiziere

Evropianët iu përgjigjën thirrjes. Në krye të vendeve të kërcënuara për terrorizëm, drejtuesit kryesorë të Bashkimit Evropian do të jenë të dielën në Paris, për të marrë pjesë në manifestimin kombëtar dhe për të garantuar të gjithë së bashku solidaritetin me Francën.

Ardhja e Angela Merkel, të cilën presidenti francez do ta takonte fillimisht në Strasburg, u konfirmua dje nga kancelarja. Shefat e qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, britanike, David Cameron dhe italiane, Matteo Renzi do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Duke parë kërcënimin terrorist, evropianët mobilizohen. Me inidciativë të Ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve, homologve evropianë, por gjithashtu edhe amerikanë do të mblidhen të dielën në Paris për një takim urgjent.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button