Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj me të rinjtë: Do mbajmë premtimet që bashkia ka në dorë

Në një takim me të ata që votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Erion Veliaj i ftoi të rinjtë të bëjnë diferencimin mes atij që punon dhe atij që fle gjumë.

Në takimin e mbajtur në selinë e Partisë Socialiste, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, tha se fushata e tij nuk është e përqendruar për të denigruar familjen e kundërshtarit të tij politik.  “Nuk jemi në një betejë për të zhdukur kundërshtarët apo të merremi me gratë dhe nënat e tyre. Ne nuk besojmë tek kjo lloj politike, prandaj besoj se keni ardhur në drejtimin e duhur dhe në partinë e duhur. Qëllimi ynë nuk ishte të bënim një fushatë populiste, por të bënim premtime që bashkia ka në dorë”.

Veliaj bëri apel për të gjithë qytetarët të mos i braktisin zgjedhjet, sepse sipas tij edhe një votë e bën diferencën.

“Kur njerëzit përmendin një bashki që ka kaq kohë që fle gjumë, një elefant të madh përtac që fle gjumë, ka vetëm një mënyrë për ta zgjuar, 1 milion të rinj që bëhen bashkë në një qytet”, – nënvizoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button