Bota

Siriania 7-vjeçare, letër Trumpit: Ja çfarë i kërkon

Shtatëvjeçarja nga Aleppo, që u bë e njohur në mbarë botën me mesazhet e dërguara në “Twitter” nga qyteti më i bombarduar sirian, këtë herë ka shkruar një letër të hapur për Donald Trumpin.

Bana Alabed i kërkon presidentit të ri amerikan të bëjë diçka për fëmijët e Sirisë.

I dashur Donald Trump, – e nis vajza letrën e saj. – Emri im është Bana Alabed. Jam një vajzë shtatëvjeçare siriane nga Aleppo. Kam jetuar të gjithë jetën time në Siri dhe u largova prej andej në muajin dhjetor. Jam pjesë e atyre fëmijëve që vuajtën pasojat e luftës.

Por tani, në shtëpinë time të re në Turqi po shijoj paqen. Në Aleppo shkoja në shkollë, por ajo u shkatërrua gjatë bombardimeve. Disa prej shokëve të mi vdiqën. Jam shumë e trishtuar për ta; tani duhej të ishim duke luajtur së bashku. Unë nuk mund të luaja në Aleppo, në qytetin e vdekjes. Në Turqi mund të dal jashtë pa frikë dhe të shijoj qetësinë.

Por miliona fëmijë sirianë nuk bëjnë dot si unë dhe po vuajnë. Ata vuajnë për shkak të të rriturve. E di që ju tani do të jeni President i Amerikës, ndaj ju lutem, a mund të bëni diçka për fëmijët dhe popullin e Sirisë?

A mund të bëni ndonjë gjë, sepse fëmijët sirianë nuk janë ndryshe nga fëmijët tuaj dhe e meritojnë paqen, ashtu si edhe ju”, shkruan 7-vjeçarja.

Bana arriti të largohej nga Aleppo përpara një muaji, së bashku me familjen, gjatë valës së evakuimeve masive. Llogaria e saj në “Twitter” mori famë për shkak të mesazheve që e mitura dërgonte nga rajonet lindore nën rrethim të Aleppos.

E ëma Fatemah e ndihmon Banën që të menaxhojë profilin në rrjetin social, e tregon se vajza e ka shkruar letrën disa ditë përpara betimit të Trumpit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button