roze

Propozim për martesë me dron

Aktorja e njohur kineze Zhang Ziyi pritet të lidhë kurorë, pasi partneri i saj muzikant i bëri propozimin në një formë fare të veçantë, me një dron në fluturim.

1423570992zhang-aktorePikërisht teksa Zhang festonte ditëlindjen e ’36, Wang Feng i dërgoi asaj një dron të bardhë që mbante një unazë me diamant, para se të ulej në gjunjë para saj dhe t’i kërkonte dorën.

E përlotur, aktorja tha “po” dhe menjëherë përreth shpërthyen duartrokitjet.

Zhang është e mirënjohur për rolin e saj në filmin me arte marciale “Tigri dhe Dragoi”. Ndërsa partneri i saj është një këngëtar roku mjaft i njohur në Kinë, i cili ka qenë i martuar dy herë më parë.

Një ditë pas propozimit, Zhang postoi në rrjetet sociale një foto me fishekzjarre të shoqëruar me fjalën “pranoj”.

Përveç “Tigri dhe Dragoi”, ajo ka interpretuar në rreth 30 filma, përfshirë këtu “Mjeshtri i madh”, “Kujtimet e një geishe” dhe “Shtëpia e kamave fluturuese”, duke u bërë mjaft e njohur në Perëndim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button