Politika

Pas shumë kritikave, Manjani mbështet një ide të Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i njohur për kundërshtimet dhe akuzat për qeverinë këtë herë ka mbështetur një ide të kryeministrit Rama.

Kryeministri paralajmëroi mbrëmë “shkrirjen” e Agjencisë së Legalizimeve dhe Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që do t’i bashkëngjiten Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Kjo ide meriton mbështetje, sipas Manjanit, që përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shprehet se “Bashkimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP/ Hipotekat) me ALUIZNIN është një ide racionale.

Prej vitesh këto dy zyra kanë patur probleme në bashkëpunim ndërmjet tyre kështu që bashkimi i tyre nën një komandë është apriori pozitive si ide”.

Manjani pas shkarkimit nga posti i ministrit të Drejtësisë në mandatin e parë të Ramës vërshoi me një seri akuzash në drejtim të kryeministrit, por sikur duket mes kritikave ka mbështetur një ide.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Një ide që meriton mbështetje.
Bashkimi i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP/ Hipotekat) me ALUIZNIN është një ide racionale. Prej vitesh këto dy zyra kanë patur probleme në bashkëpunim ndërmjet tyre kështu që bashkimi i tyre nën një komandë është apriori pozitive si ide.

Në thelb qëllimi i shërbimit është i njëjtë: rregjistrimi i pronave që qytetarët efektivisht posedojnë. Dallimi është se ZRPP e bën këtë gjë në zyrë, kur pret pronarët të provojnë origjinën legjitime të krijimit të pronës; ndërsa ALUIZNI shkon në terren dhe verifikon e rregjisteon pronën që pronari e ka të ndërtuar pa leje.

Që këtu krijohet një përplasje jo e vogël sepse hartat e ZRPP që pret në zyrë, shpesh nuk janë e njëjta gjë me hartat dhe të dhëna të tjera të lidhur me to, që sjell ALUIZNI nga terreni. Bashkimi i këtyre të dhënave që vijnë nga nga terreni në mënyrë zyrtare me të dhenat që gjenden në ZRPP do të ishte në fakt thelbi i përditësimit të informacionit zyrtar mbi pronën në vend.

Pra sido që ta shohësh këtë ide është pozitive. Por suksesi i funksionimit të saj varet edhe nga disa masa të tjera ekzekutive që duhen marrë. Më të rëndësishmet janë:

  1. Në koncept bashkim do të thotë përfshirje të ALUiZNiT nga ZRPP. Kjo e fundit është zyra e inventarit të shtetit e cila ka nevojë të dalë në terren tashmë nëpërmjet ALUIZNIT. Pra ky bashkim nuk duhet përveptuar si shuarje e dosjeve dhe i informacionit zyrtar që ata mbartin.

  2. Duhet forcuar ligjërisht roli drejtues i Drejtuesit bendor dhe qëndror të shërbimit të ri të krijuar. Pa dyshim rregjiatruesi i pronës është mbajtësi i parë i përgjegjësisë për shërbimin e kryer, por për sherbimin e mos kryer apo të kryer keq, drejtuesi i Zyrës apo edhe Kryerregjistruesi duhet të kenë të drejtë të korrektojnë gabimin. Kjo do të ulte ndjeshëm numrin e ankimeve në gjykatë!

  3. Agjensia duhet të jetë zyra shtetërore ekskluzive që sqaron çështjet e mbivendosjes së pronave. Ajo kryen verifikime ne terren dhe në zonën katastrale për zgjidhjen e pronës së mbivendosur. Vetëm kështu shmanget veprimtaria parciale e vendimeve gjyqsore që i trajtojnë këto çështje në mënyrë parciale, pra të pa i tegruar në zonën katastrale.

  4. Burimet njerëzore që do e kryejnë këtë shërbim duhet të jenë përzgjedhur ekskluzivisht mbi baza profesionale. Kjo do të thotë as me DAP e as me Parti, por ndoshta nga kompani private rekrutimi që garantojnë profesionalizëm!

  5. Pagat duhet të jenë cilësisht më të larta dhe të përballohen nga të ardhurat që krijohen. Korrupsioni ka gjithmone vend tek pagat e ulëta.

  6. Të ndalohet çdo përdorim publik për qëllime politike i veprimtarisë së kësaj zyre të re që do krijohet! Të dhënat që gjenden në këtë shërbim janë personale dhe si të tilla duhen mbrojtur nga çdo ekspozim politik dhe jo vetëm! Inagurimet me shpërndarje çertifikatash duhet të ndalohen me ligj!

  7. Me rëndësi jetike është që edhe rregjistrimi i pronave dhe pasurisë publike nga po kjo Agjensi. Ndërtesat publike, rrugët, parqet, ndërtimet publike ashtu sikurse lumejtë, pyjet liqenet e çdo gjë tjetër që nuk është private duhet rregjistruar si e shtetit nga kjo agjensi e jo nga të tjera paralele.

  8. Duhet të sqarohet sa më shpejt çështja e pronave të lira që i duhen kthyer pronarëve, përgjatë zbatimit të ligjit për Trajtimin e Pronës. Sa më shpejt qeveria ta lejojë këtë gjë l, aq më e shpejtë do jetë eshe integrimi i pronarëve në këtë sistem të ri rregjistrimi. Prona e lirë nuk ka pse të mos i kthehet pronarit të saj. Kështu ulet dhe fatura financiare e shtetit.

  9. Veprimtaria e rregjistrimit të ndërtimeve mbi lejen e dhënë, që deri me sot e bënte ALUIZNI, duhet ti kthehet Bashkive. Aty ku është çelur edhe dosja përkatëse e lejes së ndërtimit, aty duhet mbyllet dhe me tarifat e bashkisë.

  10. Bashkitë duhet të përfundojnë sa më parë proçesin e përditësimit të rregjistrimit të tokës bujqësore.
    Këto dhe disa masa të tjera do ta bënin këtë ide funksionale.

Të shohim si do shkojë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button