Politika

Greqi, Gjiknuri me emigrantët: Vota juaj me rëndësi që PS të qeverisë e vetme

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjiknuri bëri thirrje për një mbështetje masive me synim bërjen të mundur që Partia Socialiste të qeverisë e vetme.

“Ne po ju themi shqiptarëve na jepni mundësinë, na vini në provë të qeverisim të vetëm. Na jepni mundësi të mos kemi njerëz që na mbajnë. Ka dalë metafora e timonit, po more makina ka një shofer dhe një timon. Nëse një njeri tjetër ta vë dorën tek timoni dhe ka mendje tjetër për ta kthyer, patjetër që makina do gremiset ose do dalë nga rruga e duhur. Të bëjmë një kontratë që dikush të mbajë përgjegjësi, jo të dalin të gjithë tjerët kritikojnë qeverinë kur janë brenda në qeverisje. Për të bërë të mundur vazhdimin e reformave pa pengesa, Gjiknuri u shpreh se është e domosdoshme që çdo emigrant të kthehet në atdhe për të votuar më 25 Qershor”, – tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button