Kosova

Italia, përkrahje proceseve integruese të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i uroi suksese në angazhimin e tij diplomatik.

Kryetari Veseli çmoi lart kontributin e Italisë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, ndërsa shfaqi besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja italiane ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve mike në shumë segmente me interes reciprok, ndërsa theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar angazhimet në arritjen e aspiratave integruese euro-atlantike dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që do të drejtojë misionin diplomatik të Italisë në Kosovë, duke shfaqur shpresën që bashkëpunimi i konsoliduar midis Romës dhe Prishtinës zyrtare, do të forcohet dhe zgjerohet edhe më tej.

Ai konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit italian për Kosovën, si në aspekte të zhvillimit të brendshëm, ashtu edhe në integrimet euroatlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button