Politika

Marrëveshje me BE-në për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar

Përcaktimi i rregullave të sigurisë që do të zbatohen në shkëmbimin e informacionit të klasifikuar ndërmjet shtetit shqiptar dhe Bashkimit Evropian janë objekt i një marrëveshje dypalëshe, që është depozituar këtë javë për miratim në parlament.
Miratimi i saj krijon premisat që institucionet shqiptare të lidhin marrëveshje ku të përfshihet shkëmbimi i informacionit të klasifikuar me BE-në, në nivelet më të larta të sigurisë. Ajo mbron informacionin e klasifikuar të dhënë ose shkëmbyer mes palëve; garanton që ai(informacioni) të mos zhvlerësohet apo deklasifikohet pa pëlqimin paraprak; siguron gjithashtu që strukturat të trajtojnë dhe ruajnë informacionin e klasifikuar apo individët që kanë akses tek ky informacion të jenë të çertifikuar; krijon kushtet për mospërhapjen e tij tek të tretët, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button