Deutsche Welle dorëzon padi kundër ministrisë turke
Deutsche Welle ka depozituar padinë pranë Gjykatës Civile në Ankara për kthimin e materialit filmik të një interviste. Ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic e konfiskoi regjistrimin.
Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg e dënoi veprimin e autoriteteve turke. “Ky procedim nuk ka të bëjë më me shtet ligjor dhe demokraci. Tani ne kërkojmë nga pala turke përmes rrugës ligjore dorëzimin pa vonesë të regjistrimit filmik.”
Deutsche Welle -ofrues objektiv informacioni
“Conflict Zone” është një format televiziv mjaft i suksesshëm i Deutsche Welles në formën e intervistës. Bisedat e zhvilluara aty tërheqin vëmendje ndërkombëtare, sidomos në vendet nga vijnë të intervistuarit. Intervistat e zhvilluara në “Conflict Zone” janë konfrontuese, një luftë e fortë për pozicionim dhe për të vërtetën. Moderatorët Tim Sebastian e Michel Friedmann pyesin me këmbëngulje me pa u dorëzuar për ta bërë të qartë për publikun qëndrimin e të ftuarve.