Politika

14 Maji/ Begaj mesazh institucioneve dhe zgjedhësve: Nuk duhet të tjetërsohet dhe shtrembërohet vota e lirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me drejtues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet.

Gjatë këtij takimi Presidenti përcolli mesazhin për rëndësinë e sigurimit të standardeve zgjedhore, si garanci e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve.

“Një proces zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në Kushtetutë e ligj është detyrim thelbësor ndaj vendit. Mirëadministrimi i zgjedhjeve nga ju është thelbësorë. Procesi duhet të përmbushi standardet e pacënueshme demokratike”, u shpreh Presidenti.

Sipas tij, eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative.

“Institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre”, shtoi Begaj.

Presidenti, më tej, vuri në dukje se, kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe tashmë ka instrumente mbrojtëse më të avancuara.

“Shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme. Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë po ashtu të patolerueshme”, deklaroi Presidenti.

Ai njëkohësisht u kërkoi subjekteve të mos denigrojnë njëri-tjetrin.

“Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjelljë dhe respekt. Media këtu është aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lire”, u shpreh Begaj.

Zgjedhjet, tha ai, luajnë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE.

“Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek institucioni i Presidentit do të keni mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”, deklaroi Begaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button