Kosova

Vuçiç kërkon kthimin e 204 mijë serbëve në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me problemin e luftërave të huaja, përcjell transmetuesi publik. Ai ka shtuar se krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Vuçiç gjatë fjalimit kërkoi kthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Lidhur dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve.

Related Articles

Comente

  1. Per ata qe nuk e dijne. Ne regjistrimet e popullsise ne Kosove ne vitin 1991 qe shqiptaret e bojkotuan gjithsejt Serb ishin 191000 bashk me establishmentin ushtarak e policor te instaluat ne ate kohe ne Kosove. Kjo sipas statistikave te vet shtetit serbo-jugosllav te asaj kohe. Tani ne kete moment ne Kosove llogaritet te kete me se 110000-120000 Serbe neper enklava e ne veri te Kosoves.Keto jane te dhena qe shum lehte mund te verifikohen nese shikohen statistikat e viteve 90-ta.Te paftytyre e genjeshtare qe jane( e ka pranuar boterisht edhe Dobrica Qosiq qe merret si ati i gjithe serbeve ) keta mu ne KB para syve te botes flasin per 204000 te shperngulur nga Kosova.Por shqiptaret tane nuk kane kohe te merren me keto pune dhe tu kundervihen ketyre zaptuesve shekullor me fakte e statistika nga vet shteti i tyre.Prioriteti i tyre eshte se si ta zgjerojne edhe me teper perandorine qe e ndertuan pas clirimit te Kosoves nga Nato.

  2. Ka shumë fakte të cilat e demantojnë, si Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç (ish ministrin në qeverinë serbo-madhe të fashistit, Sllobodan Millosheviq, ashtu edhe mujsharët e “pa” anshëm ndërkombëtar, që qëndrojnë pas tij, pse jo edhe drejtuesit e OKB, që e paskan ftuar dhe që e përcjellin me duartrokitje fjalimin e tij të bazuar në propagandën hegjemoniste serbomadhe.
    Në këtë drejtim, e konsideroj të mjaftueshme që të bëhet,krahasimi i të dhënave që dalin nga regjistrimi i popullsisë edhe në Kosovë, në njëzetë vitet e fundit të shekullit të kaluar, me rezultatet e regjistrimit të mbajtur në Kosovë në prill të vitit 2011, nga ku do të shihet qartë, se përqindja e serbëve që jetojnë në Kosovë shënon jo ulje, por rritje ( 3.55%). Pra, del se përqindja e pakicës serbe është më e lartë, se përqindja e krejt minoriteteve tjera, që jetonin në Kosovë, para se t’i hiqej autonomia nga organet e dhunshme të Serbisë!
    Gjithashtu, duke u shërbye me shkallën e shtimit të popullatës, sipas përkatësive kombëtare në Kosovë, në tridhjetë vjetët e fundit, nuk mund t’i shmangësh konstatimit, se përqindja e shqiptarëve është shumë më e vogël se ajo e para suprimimit të autonomisë. Pse ? Mendoj se përgjigja më e bazuar në këtë pyetje është:
    a.Sepse, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës, të të gjitha moshave u vranë nga thundrakët serbo-çetnik të sojit të këtij Vucic-it;
    b.Sepse,qindra mijë të rinj shqiptar nga reprezaljet egra që u bëheshin, para lufte, nga arma e qeverisë serbomadhe, ministër i të cilës ishte edhe Vucic, si dhe nga skamja, që i kaploi rreth 75% të popullit të Kosovës, si nga pasojat e shkatërrimeve nga terrori serbo-çetnik, si dhe krimi i organizuar, i përkrahur nga UNMIK-istani, KFOR, EULEX-i, OSBE… nga ”miqtë” ndërkombëtar, u detyruan të emigronin nëpër të gjitha pjesët e Globit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button