Kosova

Policia: Aktiviteti në parkun e Gërmisë për narkotikët, është ilegal

Aktiviteti i paralajmëruar për sot në Germi, i cili do të mbahet në kuadër të Festivalit Share/Love 4/20, ku pretendohet të konsumohet kanabis në mënyrë kolektive, do të ketë pengesa.

policia-aktiviteti-n-euml-parkun-e-g-euml-rmis-euml-p-euml-r-narkotik-euml-t-euml-sht-euml-ilegal_hdPolicia e Kosovës njoftoi të hënën se parandalimi dhe luftimi i dukurive negative në shoqëri, duke përfshirë edhe aktivitetet ilegale që ndërlidhen me vepra penale janë prioritet i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës me këtë rast njoftoi se ka pranuar informacione relevante se aktivitete ilegale që ndërlidhen me substancat narkotike pretendohet të realizohen edhe në Kosovë, ku për sot në orët e pasdites në parkun e “Gërmisë”, përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar mbajtja e një tubimi të tillë.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, detyrat dhe përgjegjësitë e saj i realizon me kompetencë të plotë në funksion të garantimit të ligjshmërisë. Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge është vepër penale e sanksionuar me ligj, prandaj Policia e Kosovës në vazhdimësi ka realizuar operacione policore, ku ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, duke arrestuar po ashtu një numër të madh të personave të dyshuar të involvuar në këto aktivitete ilegale dhe me pasoja negative për tërë shoqërinë. Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se aktivitete të tilla ilegale që ndërlidhen me substancat narkotike pretendohet të realizohen edhe në vendin tonë, ku për sot në orët e pasdites në parkun e “Gërmisë”, përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar mbajtja e një tubimi të tillë”, thuhet në komunikatë.

Duke vlerësuar këtë si të kundërligjshme, të dëmshme dhe me pasoja afatgjata për shoqërinë, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operacionale policore që të gjithë ata individë apo grupe që involvohen në aktivitetet të tilla apo gjenden në posedim, transportim apo përdorim të këtyre substancave do të përballen me pasojat që i përcakton ligji në fuqi.

“Njëherësh, paralajmërojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, individët apo grupe që mund të mos keni njohuri të mjaftueshme lidhur me këtë çështje, që t’u shmangen aktiviteteve apo organizimeve të tilla joligjore, në të kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante do të veprojë në arrestimin e personave të dyshuar që mund të jenë pjesë e këtyre grupacioneve apo u kontribuojnë aktiviteteve të tilla që bien ndesh me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button