Maqedonia

Presidenca sllovake e BE-së përshëndet arritjen e marrëveshjes politike në Maqedoni

Presidenca sllovake me Bashkimin Evropian e ka përshëndetur vendimin e liderëve të katër partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmes një deklarimi për agjencinë e lajmeve META, ambasada sllovake thotë se ”zgjedhje të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme janë hapi i rëndësishëm për tejkalimin e kritës politike. Këmbëngulja dhe vullneti i mirë për t’u zbatuar obligimet e marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë reformat e menjëhershme, janë kusht për kthimin e vendit tuaj në rrugën drejt Brukselit.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button