Bota

WikiLeaks paralajmëron: Do publikojmë dokumente për Turqinë

Organizata mediatike, WikiLeaks ka njoftuar sot se planifikon të publikojë dokumente mbi strukturat e pushtetit politik në Turqi, pas dështimit të grushtit të shtetit gjatë fundjavës së kaluar.

“Bëhuni gati për luftë, kur të publikojmë më shumë se 100.000 dokumente të strukturave politike të pushtetit në Turqi”, ka shkruar WikiLeaks në profilin zyrtar në Twitter.

Ende nuk dihet se çfarë do të përmbajnë këto 100.000 faqe të dokumenteve, ndërsa analistët politikë pretendojnë se këto dokumente janë duke u pritur me padurim nga opinioni, dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha të shkaktojnë bujë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button