Politika

Begaj thërret partitë për zgjedhjet/ Konsultime me PS, PD, partitë e vogla, por jo me Berishën

Vendosja e një date për zgjedhjet e ardhshme lokale është arsyeja që presidenti Bajram Begaj thirri një e nga një përfaqësuesit e partive politike.
Dje në zyrën e presidentit ishte kryeministri Rama, për këtë takim presidenca nuk dha asnjë shpjegim ndërsa burimet thanë se temë e bisedës ishte data e zgjedhjeve të reja.
Këtë të martë në selinë e presidentit kanë shkuar edhe përfaqësuesit e partive të vogla si Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Pas takimit Fatmir Mediu u shpreh se “data 14 maj 2023 do te ishte data me e pershtateshme per zhvillimin e zgjedhjeve lokale”.
Presidenca ishte kujdesur që të respektojë protokollin e vendimit non grata dhe ftesa në selinë e Partisë Demokratike nuk i ka shkuar Sali Berishës por Oerd Bylykbashit.
Por ishte Ilir Meta ai që ka cuar në presidencë qëndrimin e aleatit të tij Sali Berisha. Meta para se të shkonte të takonte Presidentin Begaj ishte në zyrën e Sali berishës.
“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat folëm edhe për protestat dhe zgjedhjet. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë. E rëndësishme është që data të dihet sa më parë, partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për kandidatët të dinë datën e kësaj feste të demokracisë”, tha Ilir Meta.
Të mërkurën ora 18: 00 në presidencë është ftuar Enkelejd Alibeaj si përfaqësuesi kryesor i fraksionit tjetër në Partinë demokratike. Një ditë më  pas ora 9:00 është radha e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button